Keni rast vdekje - si duhet veproni?

Na telefononi menjëherë, ne jemi në dispozicion 24 Orë çdo ditë pa marë parasysh festat apo fundjavën

Në rast vdekje çka duhet të bëni?

Pavarësisht nëse vdekja është e pritur apo ka ndodhur papritmas, është një tronditje e madhe për familjen prandaj është shumë e rëndësishme të keni durim dhe veproni me qetësi. 

Sa i përket aspektit fetar, personit të vdekur duhet ti mbyllet goja dhe sytë me butësi, pastaj lidhe nofullën e poshtme me një shirit  me anën e sipërme të kokës mbi ballë, Më pas mbulohet trupi tërësisht me një batanije. 

Na telefononi menjëherë, ne jemi në dispozicion 24 orë, kështu që mund t’ju ndihmojmë me këshilla psikologjike si dhe administrative. Nëse vdekja ka ndodhur në shtëpi, informoni mjekun e familjes për të vërtetuar dhe lëshuar certifikatën e vdekjes. Gjithashtu do t´ju informojmë se cilat dokumente ju duhet ti përgatiteni për transportimin e kufomave jashtë vendit.

Përkundër trishtimit dhe stresit, transporti i kufomës dhe një funeral duhet të organizohen nën presionin kohor.

Prandaj është shumë e rëdesishme që të kontaktoni menjëherë me ne që të fillojmë punën sa më parë në përgatitjen e dokumentacionit dhe procedurave ligjore e doganore për udhëtimin e fundit të të ndjerit dhe për plotësimin e dëshirës që varrimi i tij / saj të bëhet në vendlindje me të gjitha ritet fetare.
Jemi në dispozicionin tuaj 24 Orë në ditë pa marë parasysh festat apo fundjavën!

Ekspertët tonë do t´ju këshillojmë nëse transporti i kufomës duhet të bëhet me makinë speciale ose me aeroplan.

Varësisht nga largësia dhe kohëzgjatja e udhëtimit ju këshillojmë nëse transporti i kufomës duhet të bëhet me makina speciale ose me aeroplan. Ne organizojmë transportimin e të ndjerit me aeroplan transport i sigurtë dhe i shpejtë. Por gjithashtu automjetet tona janë të nivelit më të lartë dhe të pregaditura teknikisht, kështu që të ndjerit do të arrijnë të paprekur dhe shumë shpejt në destinacionin e tyre.

Dokumentet e nevojshme


✓ Pasaportë ose letërnjoftim i personit të vdekur.
✓ Për personat e pamartuar ose të mitur: çertifikatën zyrtare të lindjes, për shtetasit e huaj kërkohet përkthimi
✓ Për personat e martuar: gjithashtu çertifikatën e lindjes si dhe çertifikatën e martesës.
✓ Për personat e ve: çertifikatën e lindjes si dhe çertifikatën e martesës, gjithashtu edhe çertifikatën e vdekjes të bashkëshortit/es.
✓ Personat e divorcuar: çertifikatën e lindjes dhe të martesës dhe dekretin përkatës të divorcit.

Transport i sigurtë, i shpejtë dhe me çmime të përshtatshme nga të gjitha shtetet e Europës për në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, Sanxhak etj.

Call Now Button
Scroll to Top
Open chat
Left Menu Icon