Procesi i transportit të kufomës
Si vijon rrjedha e një funerali dhe transportimi i kufomës për në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, Sanxhak etj.
Si vijon rrjedha e një funerali dhe transportimi i kufomës?
Me telefon, me shkrim ose në një bisedë personale falë përvojës tonë në këto momente do t´ju shpjegojmë në mënyrë korrekte dhe gjithëpërfshirëse tërë procesin e transferimit të kufomës për në vendlindje.
Që të mundemi të planifikojmë transportin optimal bazuar në dëshirat dhe pritjet e kostos është shumë e rëndesishme që nga ana juaj të na jepni infomacionin e duhur dhe të saktë.
Pasi të na kontratoni ne kujdesemi për të gjitha dokumentet e nevojshme – certifikatën e vdekjes nga spitali, certifikatën e vdekjes, certifikatën e transferimit etj.
Gjithshtu me kërkesën tuaj organizojmë ritualet e përshtatshme fetare dhe transportimin e të ndjerit së pari në shtëpi dhe pastaj në varreza.
Përkundër trishtimit dhe stresit, transporti i kufomës dhe një funeral duhet të organizohen nën presionin kohor.
Jemi në dispozicionin tuaj 24 Orë në ditë pa marë parasysh festat apo fundjavën!
Ekspertët tonë do t´ju këshillojmë nëse transporti i kufomës duhet të bëhet me makinë speciale ose me aeroplan.
Varësisht nga largësia dhe kohëzgjatja e udhëtimit ju këshillojmë nëse transporti i kufomës duhet të bëhet me makina speciale ose me aeroplan. Ne organizojmë transportimin e të ndjerit me aeroplan transport i sigurtë dhe i shpejtë. Por gjithashtu automjetet tona janë të nivelit më të lartë dhe të pregaditura teknikisht, kështu që të ndjerit do të arrijnë të paprekur dhe shumë shpejt në destinacionin e tyre.
Rrjedhimi në pika të shkurta:
✓ Biseda telefonike (apo personale) - shqyrtimi i të gjitha formaliteteve të nevojshme.
✓ Plotësimi dhe dërgimi i Autorizimit - mundeni ta bëni online. (më shpejt)
✓ Marrja e çertifikatës së vdekjes nga spitali apo mjeku i familjes.
✓ Aplikimi i çertifikatës së vdekjes në zyrën e gjendjes civile.
✓ Aplikimi i rastit të vdekjes tek autoritetet kompetente.
✓ Vizita e një Imami për ti zbatuar ritet fetare.
✓ Transportimi i të ndjerit në vendlindje.
✓ Bartja e kufomës në varrezat përkatëse.