Sa kushton riatdhesimi i të ndjerit në vendlindje

Transportin e kufomave ia përshtatim mundësive tuaja financiare.

Shpenzimet e transportimit të kufomës!

Kostoja e transportimit të trupit varet nga zgjedhja e mjeteve të transportit. Duke pasur parasysh këtë moment pikëllimi dhe trishtimi, ne duam t´ju ndihmojmë duke ofruar çmimet më të volitshme për ju, pa kursyer në cilësinë e shërbimeve dhe profesionalitetin e punës tonë.

Kjo është arsyeja pse ne jemi firma më e kërkuar në Europë për kryerjen e këtij lloji të transportit të specializuar.

Por gjithashtu jemi të gatshëm për të rregulluar të gjitha pengesat burokratike dhe për të siguruar një riatdhesim të sigurt.

Falë rrjeteve tona në shumë vende të Evropës, jemi në gjendje të organizojmë dhe të kryejmë një transport të shpejtë, të besueshëm dhe me kosto efektive të kufomave.

Transporti i kufomave me makina speciale

Stafi ynë i trajnuar posaçërisht për këtë lëmi do të bartë të ndjerin me ndjeshmëri dhe ekspertizë me automjetet tona speciale dhe do të kryej të gjitha obligimet të cilat do të shfaqen gjatë bartjes së kufomës.Ne organizojmë zhdoganimin e plotë dhe regjistrimin e bartjes së kufomës në terren me trajtimin e të gjitha obligimeve ndërkombëtare dhe lokale.

Automjetet tona janë të nivelit më të lartë dhe të pregaditura teknikisht, kështu që të ndjerit do të mbërrijnë të paprekur dhe në një kohë rekorde në destinacionin e tyre.

Transport i kufomave me aeroplan

Ne organizojmë transportimin e të ndjerit me aeroplan. Transport i sigurt dhe i shpejtë – i trupit nga ajri për në Vendlindje.
A po kërkoni një partner të besueshëm për kthimin e personave të vdekur nga jashtë?
Ju nuk jeni të sigurtë se cilin lloj transporti duhet të zgjidhni? Sa kushton një transport i kufomës me aeroplan?
Na kontaktoni – ne do t’ju përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja dhe do të organizojmë transferimin me aeroplan për në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, Luginën e Preshevës etj.

Çmimi mvaret nga shteti prej ku bëhet transporti si dhe mënyra e transportit, me makinë apo aeroplan!

Siç ju kemi informuar më lartë ne bëjmë transportin e të ndjerëve nga Gjermania, Zvicra, Austria, Franca, Belgjika, Norvegjia, Holanda, Suedia dhe vende të tjera (rrjeti ynë i transportit funksionon në të gjithë Evropën) - Për në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, Sanxhak e vende tjera sipas mundësive.

Transport i sigurtë, i shpejtë dhe me çmime të përshtatshme nga të gjitha shtetet e Europës për në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, Sanxhak etj.

Scroll to Top
Scroll to Top
Call Now Button