Transporti i Kufomës nga Gjermania

për në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, Sanxhak etj.
Rrjeti ynë është në dispozicion 24 Orë çdo ditë nga të gjitha qytetet e Gjermanisë

Transporti i të ndjerit për në vendlindje

Një vdekje në familje shpesh nënkupton një situatë të vështirë për të afërmit, përveç pikëllimit bëhet edhe një trysni e organizimit se si të bartet kufoma drejt vendlindjes apo plotësimin e dëshirës së fundit të të ndjerit (të ndjerës). Familja duhet ta kryej këtë obligim e ne si kompani jemi të gatshëm 24 orë në dispozicionin tuaj. Ne jemi të specializuar në organizimin dhe transportimin brenda dhe jashte vendit dhe mund t’ju japim këshilla të sakta se çfarë të bëni në rast vdekjeje.

Do t´ju shpjegojmë të gjitha masat dhe formalitetet e nevojshme që duhet të keni parasysh dhe t’ju ndihmojnë t´i përpiloni dokumentet.

Jemi në dispozicion tuaj në çdo kohë t´ju këshillojmë me telefon, me shkrim ose në një bisedë personale. Në rast vdekjeje të papritur që ka ndodhur në shtëpinë tuaj, së pari duhet të informoni mjekun përgjegjës të familjes. Ai do të konfirmojë vdekjen dhe do të lëshojë një certifikatë vdekjeje. Nëse i ndjeri duhet të transportohet jashtë shtetit ose të sillet nga jashtë, ne do t’ju këshillojmë. Ne do t’ju tregojmë se cilat documente keni nevojë për secilin vend dhe jemi të gatshëm të përgatisim çdo gjë për ju.

Transporti i kufomave me makina speciale

Stafi ynë i trajnuar posaçërisht për këtë lëmi do të bartë të ndjerin me ndjeshmëri dhe ekspertizë me automjetet tona speciale dhe do të kryej të gjitha obligimet të cilat do të shfaqen gjatë bartjes së kufomës.Ne organizojmë zhdoganimin e plotë dhe regjistrimin e bartjes së kufomës në terren me trajtimin e të gjitha obligimeve ndërkombëtare dhe lokale.

Automjetet tona janë të nivelit më të lartë dhe të pregaditura teknikisht, kështu që të ndjerit do të mbërrijnë të paprekur dhe në një kohë rekorde në destinacionin e tyre.

Transport i kufomave me aeroplan

Ne organizojmë transportimin e të ndjerit me aeroplan. Transport i sigurt dhe i shpejtë – i trupit nga ajri për në Vendlindje.
A po kërkoni një partner të besueshëm për kthimin e personave të vdekur nga jashtë?
Ju nuk jeni të sigurtë se cilin lloj transporti duhet të zgjidhni? Sa kushton një transport i kufomës me aeroplan?
Na kontaktoni – ne do t’ju përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja dhe do të organizojmë transferimin me aeroplan për në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, Luginën e Preshevës etj.

Expertë për transportin e kufomave

- Falë eksperiencës sonë shumë vjeqare, ne kujdesemi për të gjitha kërkesat, dokumentet dhe formalitetet e nevojshme.
- Si një shërbim profesional i transportit të kufomës, ne i kushtojmë rëndësi të madhe përputhjes me vlerat e ndryshme kulturore dhe fetare.
- Ndër të tjera, shërbimet tona përfshijnë organizimin e pastrimit të kufomave dhe lutjeve rituale.
- Ne kujdesemi për mbajtjen e zakoneve tradicionale

Transport i sigurtë, i shpejtë dhe me çmime të përshtatshme nga Gjermania për në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, Sanxhak etj.

Scroll to Top
Scroll to Top
Call Now Button